Shmangia e trafikut, Veliaj: Plan për një mbikalim tek sheshi “Shqiponja”
Për të shmangur trafikun e rënduar në kryeqytet Bashkia ka menduar një zgjidhje edhe për sheshin “Shqiponja”. Kryebashkiaku Erion Veliaj ka deklaruar se pjesë e planit të ri urbanistik të Tiranës është edhe ndërtimi i një nënkalim-mbikalim të alternuar tek sheshin “Shqiponja” ku do të lehtësonte shumë trafikun.
“Jemi duke menduar në zgjidhje dhe për Zogun e Zi, në fakt trafikun më të madh e kemi në sheshin “Shqiponja”, Zogu Zi gjithësesi ka një sens qarkullimi më normal. Aty besoj duhet të bëjmë një ndërhyrje, edhe pse aksi Tiranë-Durrës dhe Unaza e Madhe e Tiranës priten tek Zogu Zi, aty po mendojmë një zgjidhje për nënkalim mbikalim të alternuar. Është pjesë ë plani të ri të Tiranës, presim që plani të zbardhet, nga plan të përkthehet në një projekt, të cilin sigurisht që do ta financojmë si një nyje që po bëhët edhe tek kombinati ushqimor, ku që tani ndihet qe qarkullimi është më fluid”, deklaroi Veliaj në emisionin “7pa5” në Vizion+.
Qyteti do te lehtësohet edhe më tej nga trafiku pasi shërbimi urban do te jete me cilësor.
“Ne po presim një vendim të Këshillit të Ministrave, i cili është aprovuar nga ministritë dhe po pritet zyrtarizmi që i hap rrugën Bashkisë së Tiranës të emetoj biletat elektronike. Vendosja e biletës elektronike, GPS në çdo autobus, tabelat që sinjalizojnë sa minuta larg është autobusi i radhës, sigurisht që rrisin cilësinë në një mënyrë më profesionale për të matur performancën, për të ulur pikët e licencës apo për të nxjerrë operatorë nga ky treg”.
Edhe këtë vit të ri vëmendja e Bashkisë do të përqendrohet tek dy shinat kryesore: rrugët dhe shkollat e reja, të cilat do të rrisin cilësinë e jetesës në qytet.
(er.zi)
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.