Shpallet tenderi/ 9.4 milionë lekë për Elbasanin – Gjelbërim dhe kënd lojërash/ DETAJET
Bashkia Elbasan ka shpallur një tender me objekt “Rehabilitimi i sheshit urban në lindje të rrugës “Iljaz Kosova”, tek xhamia në Fushë Mbret”. Fondi i vënë në dispozicion të projektit të shpallur në Agjencinë e Prokurimit Publik është 9.4 milionë lekë.
“Rëndësia e këtij investimi qëndron në faktin se realizimi i rehabilitimin të këtij sheshi është në kuadrin e investimit të madh të rikonstruksionit të rrugës ‘Iljaz Kosova’ dhe qendra e zonës ‘Fushë Mbret do të përmirësojë në mënyrë të ndjeshme qarkullimin e automjeteve dhe ky shesh do të kthehet në shesh funksional për banorët e kësaj zone dhe për argëtimin e fëmijëve duke montuar edhe këndin e lojërave për fëmijë” specifikohet në dokumentacionin bashkangjitur tenderit.
Sipas detajeve të projektit, punimet do të manifestohen brenda një afati kohor 2 mujor, që nga nënshkrimi i kontratës me subjektin fitues.
Jenida Vladi/ SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.