Shpallet tenderi për rikonstruksionin e Bujqësorit – Fondi 287 milionë lekë/ FOTO
Universiteti Bujqësor i Tiranës ka shpallur një tender me fond 287 milionë lekë në Agjencinë e Prokurimit Publik.
Ky fond do të vihet në dispozicion të Rindërtimit të Godinës së Fakultetit të Bioteknologjisë dhe Ushqimit.
Koha brenda së cilës projekti do të ekzekutohet tërësisht është 18 muaj, sipas specifikimeve të tenderit.
Projekti parashikon punime ndërtimore, punime murature, punime betoni, çatie, izolimi, punime rifiniture, instalime elektrike, sistem ngrohje, mbrojtje nga zjarri, etj.
Jenida Vladi/ SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.