Shpronësime në Gjirin e Lalëzit/ Qeveria miraton vendimin për projektin e OST-së
Me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave ka vendosur shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimi i linjës 110 kV NST Sallmone – Gjiri i Lalëzit dhe shtesë trakti 110 kV NST.
Shpronësimi të bëhet në favor të Operatorit të Sistemit të Transmetimit (OST), sh.a.
“Pronarët e pasurive të paluajtshme, që shpronësohen, të kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës së kompensimit përkatës, që paraqitet në tabelën bashkëlidhur këtij vendimi, me vlerë 500 634.50 (pesëqind mijë e gjashtëqind e tridhjetë e katër pikë pesëdhjetë) lekë. Vlera e përgjithshme e shpronësimit, prej 500 634.50 (pesëqind mijë e gjashtëqind e tridhjetë e katër pikë pesëdhjetë) lekësh, të përballohet nga Operatori i Sistemit të Transmetimit (OST), sh.a. Shpenzimet procedurale, në vlerën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë, të përballohen nga buxheti i miratuar për Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë” përcaktohet në vendim. Afati i përfundimit të shpronësimit të jetë brenda 3 (tre) muajve nga data e hyrjes në fuqi të këtij vendimi.
Pronarët do të kompensohen, për efekt shpronësimi, pasi të kenë paraqitur dokumentacionin për likuidim, certifikatën e pronësisë, kartelën e pasurisë, si dhe hartën treguese të regjistrimit, në zyrat e Operatorit të Sistemit të Transmetimit (OST), sh.a.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.