Shqipëria drejt hapjes së tenderit ndërkombëtar për Aeroportin e Vlorës! Me italianët, marrëveshje për terminal të ri kroçerash
Shqipëria do të hapë së shpejti tenderin ndërkombëtar për ndërtimin dhe operimit e aeroportit të Vlorës. Lajmi u bë i ditur nga kryeministri shqiptar Edi Rama Asamblenë e Shoqatës së Industrialistëve të Detit që u mbajt gjatë vizitës së tij në Itali.
Në fjalën e tij, kryeministri tha se shumë grupe italiane kanë shprehur interes për këtë projekt. Ky projekt ishte parashikuar që të ndërtohej nga një grup kompanish turke por negociatat dështuan duke sjellë edhe ndryshimin e planeve për ndërtimin e tij.
Në vijim të fjalës së tij, kryeministri shqiptar njoftoi se është firmosur edhe një marrëveshje me kompaninë MSC, për të ndërtuar terminalin e parë modern për kroçerat.
“Shpresojmë mirë që me ‘’Costa Crociere’’ të ecim përpara në mënyrë që të mbulojmë si Durrësin, ashtu edhe Vlorën me dy terminalë mjaft modernë, të konceptuar, – si përherë që nga koha e Mbretërisë shqiptare, – nga arkitektë fiorentinë” tha kryeministri në fjalën e mbajtur në Asamblenë e Shoqatës së Industrialistëve të Detit.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.