Shqipëria “josh” me turizmin – “The Guardian” këshillon turistët që të shijojnë rivierën
Kryeministri Edi Rama e ka nisur të dielën duke postuar një shkrim të The Guardian dedikuar turizmit në Shqipëri. Në shkrim përshkruhen bukuritë natyrore të Shqipërisë si dhe ju bëhet thirrje të gjithë turistëve nga e gjithë bota që ta vizitojnë pasi është një vend i qetë e me siguri. The Guardian sjell në vëmendje si vendi ynë vizitohet nga rreh 80 mijë turist anglezë, por që ky është një numër shumë i vogël në krahasim me 3 milionë turistë anglezë që vizitojnë Greqinë çdo vit.
Turizmi vijon të mbetet kryefjala e ditës dhe kryeministri vijon me një tjetër postim në rrjetin e tij social Facebook ku flet për sigurinë e pushuesve në plazhet tona.
Rama shkruan se “Për herë të parë ka një infrastrukturë kullash vrojtimi në funksion të sigurisë së pushuesve nga Velipoja në Sarandë. Ende jo perfekte dhe pa boshllëqe, po si dita me natën me vitet e shkuara dhe në përmirësim ditë pas dite, megjithë dobësitë e mëdha të pushtetit vendor në këtë drejtim, edhe pse ky aspekt është detyrë ligjore e funksion i bashkive.“
Ky postim ka patuar edhe reagime të pushuesve ku shprehen se kullat kanë qenë në plazhe por mungojnë njerëzit e specializuar që të ndihmojnë qytetarët në rastet e mbytjeve.
Entela Barjamaj/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.