Shqipëria merr mbështetjen e parë për në Këshillin e Sigurisë-Ambasadori i Egjiptit në SCAN: Të forcojmë raportet ekonomike
Ambasadori i Egjiptit Mohamed Khalil, i ftuar në emisionin ‘PASSPORT’ të gazetarit Arbër Hitaj në RTV SCAN, flet për raportet mes Shqipërisë dhe Egjiptit dhe çfarë mund të bëhet më mirë. Khalil në intervistën e tij të parë televizive, thotë se po punohet mes 2 vendeve tona për të ngritur Këshillin e përbashkët të biznesit, që mund t’i hapë perspektivë shkëmbimeve tregtare mes vendeve tona.
Ambasadori Khalil thotë se Egjipti do të mbështesë kandidaturën e Shqipërisë për anëtare jo e përhershme në Këshillin e Sigurisë në OKB, duke u bërë vendi i parë që mbështet kandidaturën. Me tej ai vlerëson rolin e Shqipërisë në rajonin e Ballkanit duke e konsideruar si shumë të rëndësishëm dhe faktor stabiliteti.
Një element tjetër që Shqipëria merr vlerësime maksimale ambasadori rendit edhe bashkëjetesën fetare duke e konsideruar një vlerë të jashtëzakonshme të vendit.
Në lidhje me projekte konkrete ambasadori i shtetit më të madh në botën arabe, thotë se qeveria e Egjiptit ofron bursa për studentët shqiptar, mjafton që ata të ndjekin njoftimet e ambasadës për t’u njohur me datat dhe afatet.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.