Shqipëria nënshkruan marrëveshjen me gjigandin italian ENI! I jepet blloku i Dumresë
Qeveria shqiptare ka nënshkruar marrëveshjen me kompaninë italiane ENI për bllokun e Dumresë, që vjen pas zbulimit të kompanisë SHELL në zonën e Shpiragut. Kjo konsiderohet nga qeveria shqiptare si një lajm pozitiv për zhvillimin e sektorit të hidrokarbureve dhe një sinjal për rritjen e mëtejshme të investimeve të huaja direkte në Shqipëri.
“Buxheti i shtetit do të ketë përfitime të mëdha për buxhetin e shtetit si asnjë kontratë e ngjashme më parë. Kompania ka një qasje të orientuar drejt përgjegjësisë sociale” tha ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.
“Blloku i Dumresë ka një rezervë të pritshme të konsiderueshme ashtu sikurse zbulimi në Shpirag është një arsye më shumë dhe nxitje më shumë për të vijuar me eksplorimet. Me vjen po ashtu shumë mirë të theksoj se bëhet fjalë për një tjetër investim të rëndësishëm të huaj direkt në Shqipëri të një kompanie gjigande me të ardhura më të mëdha se i gjithë Prodhimi i Përgjithshëm Kombëtar i Shqipërisë e cila vendos një flamur me shumë peshë në hartën e investimeve të huaja në Shqipëri” tha kryeministri Rama në fjalën e mbajtur.
SCAN
Kryeministria – Nënshkrimi i marrëveshjes me Kompaninë italiane ENI për bllokun e Dumresë, që vjen pas zbulimit shumë domethënës të kompanisë SHELL në zonën e Shpiragut, është një lajm i shkëlqyer për zhvillimin e sektorit të hidrokarbureve dhe një sinjal kuptimplotë për rritjen e mëtejshme të investimeve të huaja direkte në Shqipëri🇦🇱🤝🇮🇹
Posted by Edi Rama on Friday, December 20, 2019
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.