Si do të jetë moti ditën e enjte?!
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se ditën e Enjte vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme dhe orët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të vendit.
Sipas njoftimit vranësirat parashikohen të pakta kalimtare në mesditë kryesisht përgjatë relieveve malore ndërsa era do të fryjë me drejtim nga veriperëndimi-verilindja me shpejtësi mesatare 1 deri 7 m/sek, hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore kryesisht në veri të vendit era fiton shpejtësi deri ne 18m/sek, shoqëruar me valëzim të forcës 3 deri në 4 ballë.
SHMU informon se temperaturat parashikohen:
- zonat malore 9°C deri në 30°C
- zonat e ulëta 12°C deri në 34°C
- zonat bregdetare 14°C deri në 31°C.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.