Si do të jetë moti këtë fillim viti 2022?!
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se vendi ynë aktualisht po përjeton ditë të kthjellëta dhe të ngrohta në mesditë dhe këto masa të qëndrueshme do të vijojnë qarkullimin e tyre në vend deri në mesjavë edhe pse në veri do të shfaqen reshjet e dobëta të shiut e ky qarkullim do të sjellë temperatura si në grafikun e mëposhtëm.
Sipas informacionit të publikuar gjatë ditës së enjte reshjet e shiut do të përfshijnë vendin me intensitet të ulët e mesatar ndërsa era do të fryjë nga juglindja e jugperëndimi mesatare dhe e vrullshme përgjatë bregdetit ditën e mërkurë dhe do të favorizojë në këtë ditë valëzim të forcës 5-6 ballë si dhe të premten do të kthejë drejtim nga kuadrati i veriut e lehtë e mesatare.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.