Si përkthehet rritja e çmimeve në Tetor? – Inflacioni 2%/ Civici: Rritje e besimit dhe ristrukturim i konsumit
Pavarësisht se jemi nën fuqinë e krizës së pandemisë COVID-19, çmimet e konsumit për muajin Tetor janë rritur ndjeshëm, duke e çuar inflacionin në 2 për qind nga 1.5 që ishte në muajin Shtator. Në një intervistë për TV SCAN, eksperti i ekonomisë Adrian Civici shpjegon çfarë ka ndodhur, duke argumentuar se ka të bëjë me një rritje të besimit me lehtësimin e masave dhe ristrukturim të konsumit duke u orientuar tek nevojat bazike.
Sipas ekspertit Adrian Civici, rritja e inflacionit do të shihej si shenjë pozitive nëse do të ishte e qëndrueshme në muajt në vijim edhe pse gjasat janë të ulëta.
Referuar të dhënave zyrtare të Institutit të Statistikave, inflacioni është rritur me 0.5 pikë përqindje në muajin Tetor, çka sinjalizon një rritje të mëtejshme të çmimeve të konsumit në vendin tonë, në një kohë që ekonomia është në recesion. Rritjen më të lartë e kanë pasur çmimet e ushqimeve, dhe kryesisht fruta-perimet.
Elisabeta Dosku / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.