Siguria ushqimore/ AKU gjobit me 100 mijë lekë dy furra buke dhe asgjëson 35 ton produkte ushqimore
Trupat inspektuese të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, gjatë 410 kontrolleve të kryera në 24 orët e fundit, në garantim të sigurisë ushqimore kundër përhapjes së COVID-19, në Tiranë, kanë dhënë 2 masa administrative “gjobë” në dy furra buke në vlerën e 100,000 lekëve, janë dhënë 3 masa administrative “paralajmërim”, është bërë një “asgjësim” në masën e 35 ton produkte ushqimore me kërkesë të vetë subjektit, si edhe është bërë një “bllokim aktiviteti” në një subjekt deri në pajisjen e tij me Nipt.
Sipas AKU në Fier janë dhënë 6 masa administrative me “paralajmërim” në subjekte për mosrinovim të librezës shëndetësore, mosrinovim të Planit DDD, dhe për mungesë të analizës së ujit.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit do të vijojë të jetë i pranishëm në të gjithë vendin, në garantim të sigurisë ushqimore dhe shëndetit të konsumatorëve.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.