Situata e gazetarëve – Çipa: Ka vonesa në pagesa, problem edhe mungesa e kontratave
Vonesa prej disa muajsh në pagesa si nga televizionet ashtu edhe nga gazetat. Kjo është situata në sektorin mediatik për 3 muajt e parë të vitit, sipas një raporti të publikuar nga Unioni i Gazetarëve Shqiptarë, i cili ka marrë në shqyrtim të gjitha mediat në Tiranë dhe rrethe.
Sipas raportit janë 62 gazetarë që në 3 muajt e parë të këtij viti kanë ndryshuar vendin e punës. Mungesa e një kontrate pune apo mosdhënia e pagesave për shërbime jashtë qendrës së punës, janë 2 prej arsyeve që kanë çuar gazetarët të ndërmarrin këtë veprim.
Raportet të ngjashme do të publikohen çdo 3 muaj, ndërkohë që përfaqësuesit e unionit iu bënë thirrje të gjithë gazetarëve të ngrejnë zërin për shkeljen e të drejtave të tyre në vendin e punës.
Ola Mitre/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.