Sot në Kuvend, raundi i parë për zgjedhjen e Presidentit të Republikës! Çfarë parashikon Kushtetuta për procesin e zgjedhjes së kreut të shtetit
Kuvendi mblidhet pasditen e sotme në seancë plenare për të nisur procedurën e përzgjedhjen e Presidentit të vendit. Seanca është parashikuar të mblidhet në orën 18:00 dhe ka në rend dite vetëm 1 pikë, atë të “zhvillimit të votimit të parë për zgjedhjen e Presidentit të Republikës”. Referuar Kushtetutës dhe rregullores së Kuvendit, kreu i shtetit zgjidhet me votim me shumicë të cilësuar me 3/5 e të gjithë anëtarëve të Kuvendit.
Për seancën e sotme nuk ka ende asnjë kandidaturë të bërë publike. Raundi i sotëm për zgjedhjen e kreut të shtetit është raundi i parë nga 5 raundet që mund të zhvillohen për zgjedhjen e kreut të shtetit. Për zgjedhjen e Presidentit të Republikës zhvillohen 5 raunde votimi ku në 3 raundet e para kreu i shtetit zgjidhet me 84 vota. Nëse nuk arrihet zgjedhja në këto raunde, atëhere në 2 raundet e fundit, kreu i shtetit zgjidhet me shumicë të thjeshtë prej 71 votash.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.