Storiet e Facebook dhe Instagram tashmë mund të bashkohen automatikisht
Pas disa testimeve në Portugali muajin e kaluar, Facebook konfirmoi zyrtarisht se Storiet e Instagram do të mund të bashkohen automatikisht në rrjetin social Facebook në formën e Facebook Stories.
Të vetmet që përjashtohen nga ky opsion janë bizneset, kjo sepse nuk kanë ende qasje në Facebook Stories.
Por kjo nuk ndodh dhe në aspektin e kundërt. Ju nuk do të keni mundësi të shpërndani Storiet e Facebookut tuaj në ato të Instagramit.
Ndoshta ky opsion bëhet i mundur në të ardhmen por për momentin nuk flitet për diçka të tillë.
“Tashmë mund të ndani Storiet e Instagram në Storiet e Facebook. Ne po punojmë çdo ditë në mënyrë që t’ua lehtësuar ju të ndani me miqtë tuaj gjithçka që është e rëndësishme,” tha një zëdhënës i kompanisë.
Për sa i përket statistikave të numrit të përdoruesve të Instagram, rezultojnë rreth 250 milion përdorues ndërkohë që për Facebook nuk ka ende statistika zyrtare.
V.Hydi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.