Struktura e re e Qeverisë, shtypi publikon raportin për 104 agjencitë e reja që krijohen nëpër ministri (LISTA)
Ristrukturimi i qeverisë pritet të reflektohet në riorganizimin e institucioneve publike. Nga 141 agjenci dhe institucione do të mbeten 104 të tilla, duke u shkurtuar 40 prej tyre. Kjo është ajo që parashikohet në raportin e grupit të punës së kryesuar nga Niko Peleshi, që është publikuar nga gazeta “Panorama”.
Kryeministri
Nga 28 agjenci/institucione që ka aktualisht propozohet të ketë 21
Agjencia e Prokurimit Publik
Shkolla e Administratës Aublike
Akademia e Shkencave
Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar
Departamenti i Administratës Publike
Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile
Autoriteti Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike
Agjencia e Kërkimit, Teknologjisë dhe Inovacionit
INSTAT
Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave
Komiteti Shtetëror i Minoriteteve
Komisioni i Prokurimit Publik
Inspektorati Qendror
Komiteti shtetëror i Kulteve
Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Ujit
Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit
Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare
Agjencia Telegrafike Shqiptare
Agjencia e Titujve të Pronësisë
Ministria e Drejtësisë
Nga 13 institucione/agjenci propozohen 12
Drejtoria E Përgjithshme e Shërbimit të Provës
Agjencia e Mbikëqyrjes së Falimentit
Qendra e Botimeve Zyrtare
Komisioni Shtetëror i Ndihmës Juridike
Instituti i Mjekësisë Ligjore
Avokatura e Përgjithshme e Shtetit
Komiteti Shtetëror i Birësimeve
Arkivi Shtetëror i Sistemit Gjyqësor
Shërbimi i Kontrollit të Brendshme të Burgjeve
Ministria e Financave
Nga 11 Institucione/agjenci propozohen 8
Agjencia Kombëtare e të ardhurave
Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara
Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit dhe Pastrimit të Parave
Autoriteti i Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit
Drejtoritë e Thesarit (36 degë)
Agjencia e Auditimit të Programeve të Asistencës së Akredituar nga BE
Këshilli Kombëtar i Kontabilitetit
Ministria e Shëndetësisë
Propozohen 8 institucione, 11 drejtori spitalore rajonale, 24 drejtori spitalore bashkiake dhe 4 agjenci rajonale të sistemit shëndetësor
Inspektorati Shtetëror Shëndetësor
Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Shëndetësi
Agjenci të Sistemit Shëndetësor Rajonal (4 agjenci)
Instituti i Shërbimit Publik
Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut
Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore
Spitali Universitar i Traumës
Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore
FSDKSH
Ministria e Brendshme
Nga 10 institucione/agjenci propozohen 6
Policia e Shtetit
Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat
Prefekturat
Agjencia e Mbrojtjes Civile
Qendra e Shërbimeve dhe Administrimit të Mjeteve të Transportit
Qendra Kombëtare Pritëse për Azilkërkuesit
Ministria e Mirëqenies Sociale
Janë 8 agjenci, propozohen 8
Shërbimi Kombëtar i Punësimit
Shërbimi Social Shtetëror (4)
Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore
Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve
Agjencia e Integrimit të ish-të përndjekurve
Agjencia Kombëtare e Arsimit, Formimi Profesional dhe Kualifikimeve
Shërbimi Kombëtar për Rininë
Instituti i Sigurimeve Shoqërore
Ministria e Arsimit
Propozohen 8 institucione/agjenci dhe 4 drejtori të sigurisë së cilësisë së arsimit universitar
Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimit Parauniversitar
Drejtoria e Sigurimit të Cilësisë së Arsimit Parauniversitar
Qendra e Shërbimeve Arsimore
Agjencia Publike e Akreditimit të arsimit të lartë
Klubi Sportiv “Studenti”
Klubi shumësportësh “partizani”
Federatat e sportit
Komiteti Olimpik Shqiptar
Ministria e Energjisë
Janë aktualisht 8 agjenci/institucione propozohen 7
Shërbimi Gjeologjik Shqiptar
Reparti Inspektim-Shpëtim Miniera
Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial
Sekretariati i Nismës për Transparencë në industrinë Nxjerrëse
Agjencia për Eficencën e Energjisë
Qendra e grumbullimit dhe Trajtimit të Kimikateve
Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore
Ministria e Transporteve
Propozohen 8 agjenci/institucione. Shtohet IMKT nëse zhvillimi I territorit I kalon kësaj ministrie
Autoriteti Rrugor Shqiptar
Agjencia Kombëtare e Ujësjellës Kanalizime
Organi Kombëtar i Investigimit të Aksidenteve/incidenteve ajrore
Institute i Transportit
Drejtoria e Përgjithshme Detare
Drejtoria e Inspektimit Hekurudhor
Autoriteti i Aviacionit Civil
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit rrugor
Ministria e Ekonomisë
Aktualisht ka 10 institucione/agjenci propozohen 5
Agjencia Kombëtare e Turizmit
Drejtoria e Përgjithsme e Akreditimit dhe standartizimit
Qendra Kombëtare e Biznesit
Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve
Inspektorati shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut
Ministria e Zhvillimit Urban
Janë aktualisht 6 agjenci/institucione propozohen 4
Arkivi Qendror Teknik i Ndërtimit
Agjencia e Zhvillimit të Territorit
Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit
Ministria e Mjedisit
Aktualisht janë 23 agjenci/propozohen 2
Agjencia Kombëtare e Mjedisit, zonave të Mbrojtura dhe Agjencia e Bregdetit (4 sipas rajoneve)
Inspektorati Shtetëror i Mjedisit dhe Ujërave
Ministria e Bujqësisë
Propozohen 8 agjenci/institucione dhe shkrihen drejtoritë rajonale. Rekomandohet krijimi i një bordi të posaçëm pranë Kryeministrit
Ministria e Bujqësisë, Zhvillimi Rural
Instituti i Kërkimit të Teknologjive
Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinare
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit
Agjencia e Peshkimit dhe Akuakulturës
AZHBR
Drejtoritë Rajonale të Ujitjes dhe Kullimit në 4 rajone.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.