Strukturat e Hetimit Tatimor do të nisin një seri inspektimesh në territor, çfarë duhet të dinë tatimpaguesit
Administrata Tatimore vijon në mënyrë konstante veprimet operacionale që kanë objektiv thellimin e masave kundër informalitetit, në një tjetër shkallë veprimi.
Strukturat e Hetimit Tatimor do të nisin një seri inspektimesh në territor të cilat synojnë parandalimin, zbulimin dhe ndëshkimin e evazionit fiskal duke u përqendruar kryesisht në:
- tregjet e mallrave ushqimore dhe industriale;
- njësi shitjeje e magazinimi me pakicë e shumicë,
- akset kryesore rrugore në çdo qark, me qëllim kontrollin e dokumentacionit të mallrave në lëvizje,
- transporti i udhëtarëve.
Objekt i verifikimeve do të jenë:
- Regjistrimi i subjekteve tregtare në QKB dhe në organin tatimor;
- Instalimi, përdorimi i pajisjeve fiskale.
- Verifikimi dhe deklarimi e punonjësve në organet tatimore.
- Kontrolli për dokumentimin me faturë tatimore të mallrave që përdoren, ruhen, transportohen si dhe pajisja me bileta e udhëtarëve;
- Verifikimi i tatimpaguesve për lëshimin e kuponit tatimor në vlerën reale të produktit/shërbimit në raport me listën e afishuar të çmimeve.
- Të tjera verifikime që parashikon metodika e kontrollit tatimor.
Tatimpaguesit për të shmangur penalitetet dhe të shkurtojnë kohëzgjatjen e verifikimeve, duhet të mbajnë të rregullt dokumentacionin që do të verifikohet, të tillë si:
- dokumenti i origjinës së mallit (fatura e blerjes),
- lëshimi i faturës tatimore,
- përdorimi korrekt i pajisjeve fiskale, etj.
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.