Studentët nuk tërhiqen – Rama: Farsë e orkestruar për ta kthyer në revoltë politike
Studentët edhe këtë të diel kanë qëndruar përpara godinës së kryeministrisë duke drejtuar thirrje kryeministrit Edi Rama ti përgjigjet kërkesave të tyre. Edhe pse ky i fundit i qëndron fort idesë së dialogut si e vetmja mënyrë që të çon drejtë zgjidhjes së problemeve po ja si përgjigjen studentët : Protestës së studentëve ju bashkuan një ditë më parë edhe protestues të zonës së Astirit, por edhe qytetarë të thjeshtë të cilët mbështesin kauzën e tyre.
Në një reagim në twitter, kryeministri Edi Rama, thekson se kjo është një farsë e orkestruar për të marrë peng protestën dhe për ta kthyer atë në revoltë politike duke përsëritur nevojën për dialog. Një protestë masive është paralajmëruar të zhvillohet ditën e hënë para kryeministrisë ku krahas studentëve të universiteteve të ndryshme, protestës pritet ti bashkohen dhe qytetarë të shumtë.
Nertila Doko/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.