Studentët që kanë paguar tarifën e studimit 100% – Rama: Do t’u kthejmë paratë ose do paguajmë të plotë vitin në vijim
Ndërsa ka njoftuar reduktimin e tarifave në masën 50% për të gjithë ata studentë me notat nga 4 deri në 8 dhe 100% për studentët ekselentë, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se qeveria po analizon edhe zgjidhjet që mund t’u ofrohen për të gjithë studentët që kanë paguar aktualisht tarifën e studimit 100%.
Sipas tij, po shihet mundësia e kthimit të parave ose pagesa e plotë në vitin në vijim.
“Të gjitha kërkesat janë rrugës dhe ka edhe kërkesa të tjera që janë shtuar dhe do t’i publikojmë te Pakti për Universitetin. Të gjitha kërkesat janë duke u zbatuar. Gjërat bëhen me radhë dhe duan kohën e tyre. Ne kemi marrë përsipër që do të paguajmë 50% të tarifës për të gjithë ata 4-8, 9-10 100%. Do t’i paguajë qeveria. Janë ca që kanë paguar 100%, do të gjejmë një zgjidhje ose do të shohim kthimin ose tua paguajmë të plotë në vitin në vijim.”
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.