Sugjerimi për buxhetin 2018, Civici: Të orientohet drejt zhvillimit të industrisë së lehtë
Prezantimi i buxhetit dhe paketës fiskale që do të shoqërojë atë gjatë vitit të ardhshëm tashmë është diskutimi kryesor në qarqet ekonomike.
Eksperti i ekonomisë, Adrian Civici, u shpreh se është dakord me përqendrimin drejt projekteve infrastrukturore kryesore, por orientimi duhet në ato sektorë që prodhojnë punësim.
Ai thotë, se mbështetja e sektorëve si agro-përpunimi dhe industria e lehtë do ndikonin në rritjen ekonomike të vendit.
Ndërkohë fillimi i mbledhjes së taksës së pronës nuk pritet të aplikohet në të gjithë territorin e Shqipërisë që në vitin e parë.
Vetëm një ditë më parë qeveria ka dërguar në Kuvend projekt-buxhetin e vitit të ardhshëm, ndërkohë që paketa fiskale ende është në fazën e diskutimeve me biznesin.
Shpenzimet kapitale ose siç njihen në gjuhën e përditshme investimet publike për vitin e ardhshëm janë parashikuar në 86.1 miliardë lekë, ose 5.2 % e PBB.
Violeta Shqalsi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.