Syzet Spectacles tashmë në Europë
Spectacles janë syze të kompanisë së rrjetit social Snapchat me një video kamera të integruar e cila lidhet me Snapchat përmes Bluetooth ose Wi-Fi. Kamera e syzeve realizon video 10 sekondëshe në një kënd tejet të gjerë për të reflektuar syze.
Në Snapchat videot e kapura shfaqen në formatin e plotë kur përdoruesit mund ta rrotullojnë imazhin për të parë çdo gjë të kapur.
Këto syze mbërritën në Evropë këtë të Premte kur dolën në shitje në Londër, Paris, Berlin, Barcelonë dhe Venecia për 129 Euro.
Është hera e parë që syzet e rrjetit social të fotove dhe videove që zhduken, shiten jashtë Shteteve të Bashkuara. Spectacles janë produkti i parë harduerik i Snap.
Ato erdhën në një moment kur kompania ndryshoi emrin në Snap dhe teksa përgatitej të dilte në bursë.
V.Hydi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.