Taksa e HEC-eve për bashkitë/ Hajnaj: ”Të ndiqet praktikë e njëjtë me rentën minerare”
Një pjesë e fee koncesionare që paguajnë prodhuesit e energjisë nga hidrocentralet duhet të shkojë për bashkitë ku këto impiante ushtrojnë aktivitetin”. Kërkesa vjen nga përfaqësuesit e shoqërisë civile në Grupin Ndërinstitucional të Nismës për Transparencë në Industrinë Nxjerrëse, duke sugjeruar praktikën e ngjashme që ndiqen edhe për rentën minerare që paguajnë kompanitë e nxjerrjes së naftës dhe mineraleve.
Hajnaj thotë se transferta për bashkitë duhet të kushtëzohet për t’u shpenzuar vetëm për projekte në dobi të komunitetit.
Renta minerare është një taksë e cila mblidhet nga shteti nga bizneset që shfrytëzojnë burimet natyrore, ndërkohë që një përqindje e saj iu kthehet njësive të qeverisjes vendore ku shfrytëzohen këto burime, e cila duhet të shkojë për investime konkrete ndaj komuniteteve.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.