Të mëdhenjtë, shkelësit kryesor – Haxhi: “Stop Informaliteti” po jep efektet e para
Fushata antiinfomalitet e nisur në muajin Korrik ka dhënë efektet e para në ndërgjegjësimin e bizneseve për deklarimin real të xhiros dhe shtimin e numrit të kuponëve. Gjatë një inspektimi në disa subjekte në zonën e plazhit të Shëngjinit, zv.Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Elton Haxhi, theksoi se plani operacional ka nxjerrë në pah se shkelësit kryesorë janë bizneset e mëdha.
“Është një tregues jo pozitiv, por që shërben për të ndërgjegjësuar pjesën tjetër të tatimpaguesve, si edhe ata që janë konstatuar me shkelje. Plani Operacional do të vazhdojë të zbatohet dhe efektet e tij po ndihen. Kemi shtim të ndjeshëm të numrit të kuponëve të prerë, rritje të xhiros, si dhe të subjekteve të reja që janë regjistruar në muajin korrik, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, çka tregon se kemi pasur ndikim në përputhshmërinë me legjislacionin tatimor”.
Vetëm për rajonin verior, rezulton një se për muajin Korrik ka një xhiro të shtuar në rreth 136 milionë lekë më shumë se një vit më parë dhe 130 mijë kuponë të lëshuar më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë.
Elisabeta Dosku/ SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.