Tërmeti “rishikon” buxhetin – Denaj: Këtë javë del fatura, gati për fondet që nevojiten
Ministria e Financave dhe Ekonomisë nuk ka ende një faturë financiare përfundimtare të dëmeve që kanë shkaktuar tërmetet në banesa dhe biznese, për shkak se bashkitë e prekura ende nuk kanë mbyllur procesin e vlerësimit. Megjithatë, pritet që këtë javë të bëhet me dije dhe fondi total që kërkohet për dëmshpërblim.
Ndërkaq, Ministrja Denaj theksoi se për këtë qëllim do të bëhet rishikim i buxhetit dhe do të ri-alokohen fondet e nevojshme.
Deklarata e Ministres së Financave u bë pas pjesëmarrjes në konferencën “Zhvillimi i sistemit të kontrollit të brendshëm në njësitë e vetëqeverisjes së përgjithshme”, ku qëllimi kryesor është forcimi i strukturave për kontrollin dhe auditin e financave publike.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.