Thyerja e masave kufizuese/ Policia gjobit me 100 mijë lekë 78 persona dhe tërheq 4 leje drejtimi në 12 orët e fundit
Policia e Shtetit ka njoftuar se në këtë kuadër të masave kufizuese të shpallura nga qeveria shqiptare, për vënien në kontroll të pasojave që sjellin përhapjen e COVID-19 në të gjithë vendin, gjatë 12 orëve të fundit janë ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë secili, 78 persona që thyen rregullin për të qëndruar në banesë deri në orën 05:00 të datës 23 Mars.
Sipas njoftimit në Elbasan, një 24-vjeçar u arrestua në flagrancë, pasi kundërshtoi me dhunë punonjësit e Policisë, të cilët i kërkuan arsyen e daljes në rrugë. Nga Policia Rrugore janë evidentuar dhe ndëshkuar me tërheqje të lejes së drejtimit për 3 vjet, 4 drejtues automjetesh, njofton Policia.
Gjithashtu sipas njoftimit janë evidentuar dhe ndëshkuar edhe 2 administratorë subjektesh tregtare, pasi në kundërshtim me orarin kufizues, kanë hapur subjektet e tyre ditën e sotme.
Policia e Shetit apelon edhe njëherë për të gjithë qyetarët që të respektojnë me rigorozitet masat e vendosura, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.