TIA njofton: Ja fluturimet e konfirmuara për datën 24 Mars ⠀⠀
Tirana International Airport njofton se fluturimet e konfirmuara për ditën e Mërkure 24 mars janë:
⠀
Pegasus – Tiranë – Stamboll dhe kthim
Austrian Airlines – Tiranë – Vjenë dhe kthim
Wizz Air – Tiranë – Milano dhe kthim
Air Albania – Tiranë – Stamboll dhe kthim
Aegean – Tiranë – Athinë dhe kthim
Wizz Air – Tiranë – Bergamo dhe kthim
Air Albania – Tiranë – Bergamo dhe kthim
Alitalia – Tiranë – Romë dhe kthim
Sipas njoftimit pasagjerët janë të lutur të kontaktojnë kompanitë ajrore përpara çdo udhëtimi dhe shtetet pritëse për rregullat e karantinës dhe të respektojnë protokollet e higjienës ndërsa maskat janë të detyrueshme.
TIA bën me dije se lejohen të udhëtojnë vetëm rezidentët në Bashkimin Europian, nënshtetasit EU dhe qytetarët që plotësojnë kushtet e udhëtimit, sipas vendeve pritëse.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.