Titujt ekonomikë të gazetave 9 gusht 2017
PANORAMA
-Vendimet e ’93-‘95/Pronat, emrat e rinj që marrin kompensimin. Agjencia e Pronave shton listën e pronarëve me vendime të viteve ’93-’95 që marrin kompensimin. Emrat e përfituesve bashkë me faturën financiare
-Dokumentet për pension, sa duhet paguar për t’i marrë brenda 3 ditësh.Drejtori në Arkiv: Si përfitohet nga afatet e shkurtuara
-Opinion/ Një lajm ekonomik si mundësi për reflektim
-Durrsakët duan nga qeveria ujë, rrugë dhe prona. Turi i dëgjesave: Korrupsioni me gjykatat dhe Policinë e Shtetit
-Në Asamblenë Kombëtare reforma e administratës publike. Pas zgjedhjeve, puna për përmirësimin e shërbimeve
-Rindërtohet “Hoxha Tahsin”, Veliaj: Edhe 20 shkolla të reja
-Konkursi tek Artet, shpallen datat dhe emrat e aplikuesve
SHEKULLI
-Tapitë e pronave, ja tarifat e reja. Dokumentet origjinale/ Arkiva e Shtetit publikon listën e plotë të çmimeve për shërbimet
-Opinion/ Shteti im, përse 300 mijë shqiptarë humbasin pensionet në Greqi?
-Kulmi i sezonit, Saranda nuk ka ujë
-Abuzuan me pronat, kallëzohen 4 zyrtarë
-Rankimi, Universiteti Bujqësor renditet më i miri për 2017
MAPO
-Matura Shtetërore/ Studentët zgjedhin universitetet private
-Digjitalizimi, Arkivi shkurton afatin e përgjigjeve për pronat
-Korrik, shtrenjtohen çmimet e ushqimeve, veshjet më të lira
-Në 2016, TAP solli një të tretën e IDH, investoi 325 mln euro
-Konsumatori, produktet bio dhe politika publike
SHQIPTARJA
-Ekskluzive/Përmbysen 16 inspektorate në 9 ministri, skema e re. Drafti i dorëzohet Ramës, inspektoratet e reja që do të krijohen, kompetencat e atyre ekzistuese dhe 22 drejtoritë me funksione inspektuese. Jo më gjoba bizneseve, vetëm këshilla dhe detyra me shkrim
-Arkivi, ja si bëhet aplikimi me procedurë të përshpejtuar. Shkurtohet afati i përgjigjeve për kërkesat biografike dhe pronësore, ku bëhet dhe sa kushton
-Raporti, ja çfarë i shqetëson qytetarët e Durrësit
-Ndërtimi, industria dhe shërbimet do të rrisin PBB-në. qeveria konfirmon prognozën e rritjes 3.8 %
-Rimbursimi i tatimit mbi të ardhurat, afati deri më 30 shtator. Zbriten disa nga shpenzimet e deklaruesit
-Shpenzimet për interesat, më të ultat në 9 vitet e fundit. Janë kursyer 21 milion euro për gjashtë muaj, mund të përdoren për energji
-Me 17 gusht shiten 45 milionë euro obligacione
-KLSH padit 4 zyrtarë në Lezhë, 11 miliardë lekë dëm shtetit
-Tare: Turizmi nënujor ndikim në ekonomi, mungon legjislacioni
-Oferta e FSHF: Blini biletën për Lihtenshtejn, keni ulje me Italinë
GAZETA SHQIPTARE
-Tokat e zëna pa leje, formulari për kompensim. Agjencia e Trajtimit të Pronave; ja dokumentet që duhet të dorëzoni. Për të përfituar paratë duhen plotësuar kërkesa-tip, që i vihet në dispozicion përfituesit nga grupi I punës pranë ATP-së. Ja modeli
-Dokumentet për pronat në Arkiv, çfarë duhet për procedurë të shpejtë. 4-10 mijë lekë të rinj, ja materialet që merrni për 5 ditë nga dita e aplikimit
-Raporti i Ramës për Durrësin: Qeveria të rrisë pensionet nën 20 mijë lekë. Qytetarët kërkojnë shmangien e nepotizmit në administratë
-Dhanë tapi me 7501-shin, në prokurori 4 persona. Në 46 raste kanë dhënë certifikatë pronësie në kundërshtim me ligjin. Abuzuan me pronat, KLSH kallëzon në prokurori 4 punonjës të Prefekturës së Lezhës
-Raporti I INSTAT: Inflacioni zbriti në 2 %. Çmimet e ushqimeve dominuan inflacionin e korrikut
-Financat analizojnë ekonominë për 2017. Rritja do të udhëhiqet nga ndërtimi e shërbimet
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.