Tjetër kredi 180 milionë Euro nga BE – Hua me interes të butë 0.5%, do përdoret për të financuar deficitin buxhetor
Shqipëria do të përfitojë nga Bashkimi Evropian një hua prej 180 milionë eurosh për të përballuar efektet e Pandemisë në Ekonomi. Termat e Marrëveshjes janë miratuar këtë të hënë në Komisionin Parlamentar të Ligjeve.
Zëvendësministrja e Financave Adela Xhemali shpjegoi se bëhet fjalë për një kredi të butë me normë interesi prej 0.5% e cila do të përdoret për të financuar deficitin buxhetor.
Kredi do të lëvrohet në dy transhe nga 90 milionë euro, I dyti pasi Shqipëria të ketë plotësuar kushtet për asociim në Bashkimin Evropian.
Lorenc Rabeta / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.