“Trajnoni stafet mjekësore për Covid-19” – Dollenberg: Disa mjekë bëjnë ende pyetje elementare, duhen përditësuar rregullisht
Stafi mjekësor duhet të trajnohet rregullisht mbi COVID-19, pasi ende sot ka shumë mjekë që nuk kanë informacionet kryesore mbi këtë virus”. Deklarata vjen nga kryetarja e Federatës së Mjekëve Shqiptarë në Evropë, Aurora Dollenberg, bazuar në pyetjet që mbërrijnë nga bluzat e bardha shqiptare pranë kësaj federate.
Dollenberg e shikon si jo optimiste situatën e pandemisë në vendin tonë, për shkak të nivelit të ulët të vaksinimit.
Mjekja parashikon se aplikimi i një doze të tretë të vaksinës në vendin tonë nuk do të ndodhë brenda këtij viti, pasi ende një numër shumë i lartë i popullatës nuk ka marrë 2 dozat e para.
Aktualisht, sipas kreut të Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj nga 450 vizita që kryhen në banesë, rreth 120 prej tyre janë për COVID-19.
Ola Mitre / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.