Tregtia Shqipëri – Austri/ Drejtori i Doganave takim me Ambasadorin: Lehtësim në dogana!
Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Genti Gazheli, ka zhvilluar një takim me Ambasadorin e Austrisë në Shqipëri, Dr. Christian Steiner. Ky takim u zhvillua në kuadër të bashkëpunimit doganor midis dy shteteve, për lehtësimin e tregtisë Shqipëri – Austri.
“Ambasadori Dr. Steiner vlerësoi nga ana e tij progresin e Shqipërisë në procesin e integrimit, sidomos në fushën e doganave, praninë e investitorëve austriakë në tregun shqiptar dhe ecurinë e suksesshme të projektit të Binjakëzimit mes dy administrative doganore të Austrisë dhe Shqipërisë duke konfirmuar thellimin e bashkëpunimit” shkruhet në njoftimi zyrtar të Doganës.
Vëllimet tregtare mes Shqipërisë dhe Austrisë ishin më shumë se 60 milionë euro në vitin 2020, ndërkohë që janë rritur ndjeshëm në gjysmën e parë të vitit 2021 me rritje 51 % të eksporteve në vlerë dhe rritje 33 % të importeve.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.