Trendi i ri/ Pemët e Krishtlindjes tani janë kokëposhtë
A keni parë ndonjëherë pemë Krishtlindjesh më kokë poshtë? Ky është trendi më i ri i cili ka pushtuar rrjetet sociale.
Disa janë të varura në tavan, e disa të tjera janë ngulur me majën në dysheme.
Ato janë zbukuruar kryesisht njollojë me pemët e zakonshme të Krishtlindjeve, veçse kërkojnë zbukurime më të ndritshme pasi ato varen lirisht në ajër.
Disa shitore kombëtare tashmë po mbajnë pemë artificiale të përmbysura, dhe duke qenë se për shumë është hera e parë që e përdorin këtë vit, shumë modele pemësh janë shitur ose po mbarojnë në treg.
Ndërsa ky mund të jetë trendi më i ri në rrjetet sociale, pemët me kokë poshtë nuk janë asgjë e re. Në të vërtetë, ato kanë qenë rreth e rrotull për shekuj në Europën Lindore, ku pemët vareshin nga tavani deri në shekullin e pesëmbëdhjetë, ndërsa forma trekëndore e pemës kishte një konotacion religjioz që përfaqësonte kryqëzimin.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.