Udhëtonte 261 km/h – Policia arreston 33-vjeçarin, gjobit 49 të tjerë
Policia Rrugore e Tiranës ka arrestuar një individ 33-vjeçar, i cili drejtonte automjetin e tij ‘Range Rover’ në rrugën interurbane Tiranë-Durrës. Automjeti është konstatuar me shpejtësi 261km/h, nga radari përdorur për të parandaluar aksidentet rrugore qe shkaktohen si pasojë e shpejtësisë tej normave te lejuara.
Gjatë fundjavës Policia Rrugore e Tiranës ka ndërmarrë 49 masa administrative për OASH që varionin nga 172 deri në 261 km/h. Në njoftimin e saj në rrjetet sociale policia ka thënë se kjo është jo vetëm papërgjegjshmëri ndaj jetës dhe vetes por edhe ndaj përdoruesve të tjerë të rrugës.
e.t/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.