Ulet sërish numri i rasteve të reja por harta zgjerohet më tej/ Dyfishohen testet por përgjysmohen rastet!
Ministria e Shëndetësisë ka bërë përditësimin e të dhënave sa i përket numrit të të infektuarve në vendin tonë përgjatë 24 orëve të fundit, duke bërë me dije se janë konfirmuar edhe 9 raste të reja, nga testimi i 234 personave të dyshuar, duke e çuar numrin total të të infektuarve në 409. Ndërkaq janë 11 të shëruar gjatë 24 orëve të fundit dhe numri total shkon në 165. Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 58 pacientë. Sa i përket hartës së të infektuarve, Tirana zgjerohet me 6 raste të reja dhe Elbasani me 3.
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:
– Tiranë 196 raste
– Durrës 38 raste
– Lushnje 5 raste
Elbasan 15 raste
– Fier 32 raste
– Kavajë 8 raste
– Rrogozhinë 4 raste
– Korçë 17 raste
– Vlorë 5 raste
– Shkodër 45 raste
– Lezhë 14 raste
– Berat 2 rast
– Has 12 raste
– Krujë 5 raste
-Tropojë 4 raste
– Pukë 4 raste
– Mirditë 3 raste
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i kërkon qytetarëve të vijojnë të respektojnë masat e distancimit social. Sic e tregojnë edhe shifrat e ditëve të fundit, ku ka raste brenda të njëjtës familje, është e rëndësishme që masat e kontrollit të infeksionit të respektohen maksimalisht edhe brenda rretheve familjare duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye për të parandaluar transmetimin e COVID-19.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.