Ushqime të skaduara nga Serbia – AKU bllokon 4 mijë ton marmelatë në PIK të Hanit të Hotit
Sipas njoftimit të publikuar nga Autoriteti i Kontrollit Ushqimor, nga kontrollet e kryera në Pikën e Inspektimit Kufitar Hani i Hotit u konstatua një sasi prej 4.032 ton produkt ushqimor “Marmelatë”(e ambalazhuar në kova plastike 14 kg), e nisur nga Serbia me destinacion qytetin e Shkodrës.
Sipas njoftimit produkti i produkti në fjalë në momentin e hyrjes në vendin tonë ishte në prag të skadencës të afatit të përdorimit dhe për këtë arsye nuk plotësonte kërkesat ligjore për konsum human.
Në bazë të legjislacionit në fuqi, nuk u lejua hyrja e këtyre produkteve në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe ngarkesa me këtë produkt ushqimor u kthye në vendin e origjinës, bën me dije AKU.
E.S / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.