Ushtronte aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit, policia e procedon penalisht!
Policia e Shtetit ka proceduar penalisht 1 shtetas për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara”, “Punësimi i paligjshëm” dhe “Fshehja e të ardhurave”
Referuar njoftimit të Policisë, specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar kanë filluar procedimin penal në gjendje të lirë për shtetasin M.H, 42 vjeç, banues në Berat. Ky shtetas, në lokalin Bar-Kafe ushtronte edhe aktivitetin e kundërligjshëm të lojërave të fatit (lloto sporti), si dhe kishte të punësuar një punonjës të pa siguruar.
“Kontrollet kundër aktivitetit të lojërave të fatit do të vijojnë, deri në ndëshkimin e subjektit të fundit që ushtron këtë aktivitet anti-ligjor. Policia e Shtetit fton këdo të denoncojë falas në numrin 112 ose përmes aplikacionit “Komisariati Dixhital”, çdo veprimtari të tillë të kundërligjshme” njofton Policia.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.