Valutat e huaja vazhdojnë ‘festën’ – Zhvlerësohet sërish monedha vendase
Monedha europiane vijon të fitoj pikë edhe këtë të enjte duke u blerë sot me 120.7 lekë dhe duke u shitur me 121.4 lekë në raport me ditën e mërkurë.
Sipas kursit të këmbimit lokal edhe Paundi britanik ka regjistruar rritje te vlerës këtë mëngjes pasi në raport me ditën e djeshme blihet sot me 143.6 lekë dhe shitet me 144.7 lekë.
Dollari amerikan ka shënuar gjithashtu rritje të kuotës mëngjesin e sotëm pasi në raport me një ditë më parë blihet sot me 106.5 lekë dhe shitet me 107.4 lekë.
Franga zvicerane referuar tregut të brendshëm valutor blihet sot me 115.7 lekë dhe shitet me 116.5 lekë duke shënuar kështu edhe ajo një rritje te ndjeshme në raport me monedhën vendase.
E . S / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.