Vazhdimi i ndërtimit të rrugës Porto – Romano – Durrës “thith” 1.2 miliardë lekë/ ARRSH shpall tenderin
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka shpallur Lotin e tretë për ndërtimin e rrugës Porto Romano, Durrës. Fondi i vënë në dispozicion për vazhdimin është 1.2 miliardë lekë. Afati kohor për manifestimin e punimeve është 18 muaj, që nga fillimi i projektit.
Për ndërtimin e kësaj rruge, në prill të këtij viti, Agjencia Shtetërore për Shpronësim shpalli kërkesën për shpronësim për interes publik të pasurive të paluajtshme, pronë private. Vlera totale paraprake e shpronësimit u përllogarit 47 milionë e 801 mijë lekë, prej të cilave përfitues janë 77 pronarë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.