Vendimi i parë i qeverisë, shpall Vitin Mbarëkombëtar të Skënderbeut, Rama: Komision i posaçëm për organizimin e punës. Ftesë për këdo që ka ide dhe sugjerime
Kryeministri Rama në një postim në rrjetin social Facebook ka bërë të ditur se Qeveria e Re e Shqipërisë në vendimin e saj të parë do të shpallë Vitin Mbarëkombëtar të Skënderbeut.
“Një Komision i Posaçëm do të ngrihet për organizimin dhe promovimin e këtij viti, ku përveç 550-vjetorit të vdekjes së Heroit tonë Kombëtar, spikasin edhe tre përvjetorë të tjerë, me rëndësi themelore për kombin shqiptar. Por padyshim në harkun e vitit që i lidh këta përvjetorë, ka edhe momente të tjera për të kujtuar e kremtuar, ngjarje e figura të historisë sonë kombëtare”, shkruan Rama.
Kreu i kabinetit qeveritar ka edhe një ftesë për të gjithë ata që kanë ide ose sugjerime.
“Kontributi i çdokujt prej jush dhe i kujtdo që ka një ide, sugjerim, propozim për kalendarin e aktiviteteve të Vitit Mbarëkombëtar të Skënderbeut, është mesë i mirëpritur”
VITI MBAREKOMBETAR I SKENDERBEUTQeveria e Re e Shqipërisë në vendimin e saj të parë do të shpallë Vitin Mbarëkombëtar…
Posted by Edi Rama on Wednesday, August 30, 2017
os.de/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.