Vetëvrasja e adoleshentes e shkaktuar nga sondazhi i instagramit
Një vajzë 16 vjeçare thuhet se është vrarë në Malajzi, pasi ka postuar një sondazh në llogarinë e instagram –it, duke i kërkuar ndjekësve nëse duhet të vdesë ose jo, dhe 69% e të përgjigjurve votojnë se duhet. Policia në Sarajevën lindore thotë se vajza, identiteti i të cilës nuk është bërë ende e ditur, ka postuar anketën në aplikacionin për ndarjen e fotografive me mesazhin: “Me të vërtetë kjo është e rëndësishme, më ndihmo të zgjedh D / L”.
Pasi shumica e të përgjigjurve votuan për “vdekje”, ajo vrau veten. Instagram do të marr masa të inicioje ‘ekranet e ndjeshmërisë’ pas vdekjes së Molly Russell Ramkarpal Singh. Një avokat dhe deputet në shtetin veri-perëndimor të Penang, u shpres se: “A do të ishte ende gjallë vajza, në rast se shumica e anketuesëve në llogarinë e saj në Instagram e dekurajojnë atë të mos vetëvritet?
A do t’i kushtonte vëmendje këshillës së të huajve për të kërkuar ndihmë profesionale nëse do ta bënin këtë? Në shkurt, Instagram njoftoi se do të iniciojë projektin për “ekranet e ndjeshmërisë” për të bllokuar imazhet e vetë-dëmtimit.
Kjo lëvizje filloi si pasojë e vdekjes së adoleshentes britanike Molly Russel, për të cilën prindërit besojnë se shfaqja e fotove me vetëvrasje në Instagram shkaktuan vdekjen e saj në moshën 14 vjecare, në vitin 2017.
Ada Xhagolli/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.