Vetingu në politikë “mollë sherri”, Alibeaj: Qeveria, teatër hipokrizie me shoqërinë civile. Godo: Jemi pro
Vetingu në politikë është i nevojshëm sipas shoqërisë civile, por ndryshimet kushtetuese duhet të bëhen pas studimesh dhe hartimesh korrekete nga ekspertët përkatës.
Në dëgjesën e organizuar me shoqërinë civile për nismën e ndërmarrë nga opozita për ndryshimet në kushtetutë sa i përket ligjit për vetingun, Premto Godo është shprehur pro vetingut në politikë.
Sipas përfaqësuesve të vëzhguesve vendor, të cilët kanë denoncuar korrupsionin në politikë shprehet se është e rëndësishme që fillimisht politikanët të nisin me justifikimin e pasurive. Ndërkohë që prej tyre ka ardhur edhe propozimi për të kaluar në veting edhe aktorë të tjerë të jetës publike.
Në një analizë më specifike për situatën politike në vend, Afrim Krasniqi është shprehur se perceptimi qytetar e kupton se gjerat nuk po shkojnë mirë.
Sipas tij është e rëndësishme që të bëhen studime për zbatueshmërinë e ligjit ashtu siç kushtetuta e kërkon, ndërkohë që edhe vendimit për këtë të fundit nuk mund të bëhen sa herë që palët politike kanë mosmarrëveshje.
I vetmi përfaqësues i opozitës vetëm në nisje të kësaj seancë, Enkelejd Alibeaj është shprehu se qeveria nuk e do vetingun në politikë, madje dëgjesat me shoqërinë civile i ka cilësuar si teatër hipokrizie.
Në lidhje me propozimin e PD-së për ndryshimet ligjore për vetingu në politikë, do të realizohen edhe gjashtë dëgjesa të tjera me shoqërinë civile. Ndërkohë që sipas relatores së PS-së, Vasilika Hysi, drafti do të dërgohet edhe në Komisionin e Venecias.
Entela Barjamaj/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.