Vettingu në polici – Hodaj: Puna informale nuk i penalizon efektivët, duhet deklaruar
Punonjësit e policisë të cilët për periudha kohore kanë punuar në informalitet apo në emigrim nuk do të penalizohen, mjafton që ta deklarojnë në formularin e vetëdeklarimit për procesin e Vettingut. Kështu ka deklaruar për televizionin SCAN zv.ministri i brendshëm, Julian Hodaj. Sipas tij, brenda muajit maj do ngrihen institucionet që do të bëjnë vlerësimin individual të efektivëve.
Lidhur me kostot e dokumentacionit qe u duhej të përballonin efektivët e policisë për procesin e Vettingut, Hodaj u përgjigj:
Sipas zëvendësministrit, ata që do të përjashtohen nga radhët e policisë janë të korruptuarit dhe ata që kanë lidhje me krimin, ndërsa pjesa tjetër për aftësitë profesionale do të trajnohen. 13 mijë efektivë pritet ti nënshtrohen këtij procesi. Afati i fundit i dorëzimit të formularëve është data 7 maj.
Netila Doko/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.