Video-mesazhi: Cilat janë 3 prioritetet e Yuri Kim, ambasadores së SH.B.A për Shqipërinë?
Ambasada Amerikane ka publikuar një video-mesazh të Ambasadores së Shteteve të Bashkuara për Shqipërinë, Yuri Kim, lidhur me detyrën e saj të re. Kim përmendi 3 prioritetet e saj, gjatë qëndrimit në Shqipëri.
“Së pari, do të punoj për të thelluar marrëdhënien tonë në fushën e mbrojtjes, që Shqipëria të bëhet aleate më e fortë dhe e aftë. Së dyti, do vijoj të nxis zhvillimin demokratik të Shqipërisë, për të mbështetur përpjekjet tuaja në BE. Aspiratat europiane të Shqipërisë dhe reformat që ato kërkojnë, do të sjellin më shumë begati dhe qëndrueshmëri për ju dhe rajonin. Së treti, do të punoj për të nxitur eksportet dhe investimet e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, në mënyrë që të krijojmë më shumë vende pune dhe mundësi për amerikanët dhe shqiptarët” u shpreh ambasadorja Kim gjatë fjalës së saj.
Kim tha se ndihet e nderuar që ardhja e saj në Shqipëri përkon me 100 vjetorin e njohjes së pavarësisë së Shqipërisë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Po pres me kënaqësi që të takoj qytetarët shqiptarë, të mësoj për trashëgiminë tuaj të pasur kulturore, të vizitoj peisazhet tuaja të mahnitshme, të shijoj kulinarinë tuaj të shijshme, të përjetoj mikpritjen tuaj të jashtëzakonshme dhe shumë gjëra të tjera” shton më tej Yuri Kim.
Jenida Vladi/ SCAN
Meet the New U.S. Ambassador to Albania, Yuri Kim
🇦🇱️ │ “Ashtu si Shtetet e Bashkuara kanë mbështetur Shqipërinë gjatë viteve, Shqipëria ka qenë një mike dhe aleate besnike e Shteteve të Bashkuara.” Njihuni me Ambasadoren e re të Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Yuri Kim.🇺🇸️ │“Just as the United States has supported Albania over the years, Albania has been a loyal friend and ally to the United States. I feel privileged to serve in your country.” Meet the new U.S. Ambassador to Albania, Yuri Kim. #AmbKim
Posted by U.S. Embassy-Tirana on Monday, February 10, 2020
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.