[VIDEO] Policia nis monitorimet me dron – Nën kontroll segmentet më problematike
Policia e Shtetit ka nisur të përdorë edhe dronët për të evidentuar shkeljet e Kodit Rrugor. Në pamjet e mëposhtme duket se si Policia Rrugore kontrollon pajisjen fluturuese për të ndjekur nga lart trafikun e automjeteve.
Sipas policisë, droni është një “ilaç” efikas kundër parakalimeve të gabuara në kthesa e vende të padukshme.Po ashtu, shkelje të tjera që do të kontrollohen në këtë mënyrë janë edhe respektimi i përparësisë në rrethrrotullime, distanca e sigurisë mes mjeteve, etj.
Monitorimi me dron do të shtrihet në të gjitha akset rrugore, sidomos në segmentet e përcaktuara si “njolla të zeza” të trafikut.
Në videon e shfaqur, drejtuesi i mjetit që kryen parakalimin e parregullt është gjobitur nga policia pas provave filmike.
Mirëmëngjes nga Policia e Shtetit!Policia Rrugore evidenton me dron parakalimet e gabuara.Tani ka “ilaç” efikas kundër parakalimeve të gabuara në kthesa e vende të padukshme.Policia Rrugore po monitoron shkeljet dhe parakalimet e gabuara edhe me DRON👮♂Drejtuesi i mjetit në video në fillim kundërshtoi ndaj konstatimit, por prova e filmuar e "çarmatosi"Edhe shkeljet e tjera:1. Respektimi i përparësisë në rrethrrotullime;2. Distanca e sigurisë mes mjeteve etj.Vendet ku monitorohet me dron?Në të gjitha akset rrugore, sidomos në segmentet e evidentuara si “njolla të zeza” të trafikut.Policia Rrugore apelon për respektimin e sinjalistikës rrugore dhe rregullave të qarkullimit.Për çdo shkelje telefono në numrin falas 112, 24/7
Posted by Policia e Shtetit on Monday, August 20, 2018
A.H./SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.