Vidhnin energjinë – OSHEE: Vihen në pranga 10 abonentë
10 abonentë janë vënë në pranga për vjedhje të energjisë elektrike gjatë kontrollit të ditëve të fundit nga Njësia Task Forcë e OSHEE. Aksioni është kryer në zonën e Kamzës dhe Don Boskos.
Sipas OSHEE, shtetasit me iniciale M.A; H.A; M.M; E.H; Xh.L; R.T; Sh.H; F.R; B.T; Z.G, janë kapur në flagrancë në kundërshtim me ligjin dhe kodin penal.
Tre prej tyre konsumonin energjinë pa patur një kontratë me OSHEE, tre të tjerë furnizoheshin me lidhje të paligjshme, ndërsa katër prej tyre kishin ndërhyrë në matës duke manipuluar të dhënat.
Ndërkohë, dhjetë shtetasit, shumica e të cilëve nga Kamza në bazë të provave materiale dhe filmike janë shoqëruar në komisariatet përkatëse të Policisë së Shtetit për hetime të mëtejshme nga Prokuroria.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.