Vijojnë punimet në Bypassin e Vlorës – Qato: Do të lehtësojë tregtinë dhe zhvillojë turizmin
Drejtoresha e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Sonila Qato së bashku me ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku kanë marrë pjesë në inspektimin e punimeve në Bypass-in e Vlorës.
Qato tha se Bypassi i Vlorës është një vepër e rëndësishme infrastrukturore e cila do të ndihmojë integrimin rajonal të Shqipërisë, lehtësinë e tregtisë dhe zhvillimin e mëtejshëm të turizmit në pjesën jugore të Shqipërisë.
Gjithashtu, sipas njoftimit do të zgjidhë njëherë e mirë ngarkesën e trafikut në qytetin e Vlorës dhe në rrjetin rrugor të bregdetit jugor të Shqipërisë.
Qato tha se deri më tani realizimi i projektit po vijon sipas afateve të përcaktuara dhe kontraktori garanton përmbylljen punimeve sipas parashikimeve të kontratës. Njoftimi bëri me dije se punimet vijojnë paralelisht në të gjithë seksionet e tij duke garantuar standardet më të mira në ndërtimin e këtij aksi.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.