Vijon trendi rritës për regjistrimin e markave – DPPI: Rekord i ri, 1111 marka!
Vijon trendi rritës i aplikimeve për regjistrimin e markave në Drejtorinë e Përgjithshme të Pronësisë Industriale. Nga të dhënat e fundit të publikuara nga DPPI, mësohet se është arritur një rekord i ri prej 1111 aplikimesh.
“Në datën 20.12.2017 DPPI arriti një rekord të ri prej 1111 aplikimesh, për regjistrim markash kombëtare!”
Sipas DPPI, kjo rritje lidhet me nivelin e lartë të promovimit që ajo ka ndërmarrë nëpërmjet fushatave sensibilizuese në rang kombëtare.
Ndërsa shton më tej se ky rekord aplikimesh është përmbushje e objektivave të cilat burojnë nga “Strategjia Kombëtare për Pronësinë Intelektuale 2016-2020”.
Ndërkohë, sipas DPPI, pritet që numri I aplikimeve të ketë rritje edhe gjatë ditëve në vazhdim.
G.D/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.