Viti zgjedhor, trefishohet evazioni – Rastet e evidentuara nga prokuroritë 3 herë me shumë se viti 2016
Viti zgjedhor ka sjellë për pasojë rritje të dukshme të evazionit fiskal. Rritja e fortë del në pah nga evidencat e prokurorive për nëntë muaj e parë të vitit. Në periudhën janar shtator prokuroritë kanë evidentuar në terren 286 vepra penale të kryera në lidhje me taksat e tatimet.
Numri i raportimeve është thuajse tre herë më i lartë se i së njëjtës periudhë të një viti më parë, kur në total u evidentuan 96 raste. Rritje edhe më të madhe kë shënuar numri i personave të përfshirë në evazion fiskal. Për vitin 2017 numri i autorëve të dyshuar ka arritur në 318, nga 96 në vitin e shkuar.
Shifrat në rritje të evazionit korrespondojnë me aksionin masiv kundër evazionit të nisur nga Ministria e Financave më 1 tetot të këtij viti. Aksioni u shtri në 78 zona në gjithë territorin, ndërkohë që për këtë qëllim në terren u hodhën 95 grupe tatimorësh.
Detyra e grupeve ishte verifikimi nëse bizneset ishin apo jo të regjistruar, nëse përdorin kasat fiskale, si dhe për numrin e punonjësve të deklaruar. Vetëm gjatë javës së parë të aksionit u kontrolluan në terren rreth 1,500 subjekte, ndërkohë që rreth 6.500 të tjerë u kontaktuan në rrugë telefonike për të vetëkorrigjuar deklarimet apo për të përfituar nga amnistia fiskale.
L.R/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.