Vjedhja me shpërdorim detyre, Prokuroria: 244 të hetuar në dy vite, 81 të dënuar
Vjedhja përmes shpërdorimit të detyrës është një prej veprave penale me numrin më të madh të hetimeve gjatë dy viteve të fundit.
Sipas Prokurorisë së Përgjithshme në vitet 2015-2016, numri i zyrtarëve të hetuar për këtë vepër është në total 244.
67 prej rasteve të hetuara gjatë vitit 2016 janë dërguar në gjykatë, ndërkohë që janë dënuar për ketë vepër 81 persona.
Për një numër shumë të lartë veprash penale me shpërdorim detyre flet edhe Kontrolli i Lartë i Shtetit.
Sipas një raporti zyrtar të këtij institucioni, Rreth 718 kallëzime penale janë bërë ndaj zyrtarëve të institucionet shtetërore përgjatë viteve 2012-2016.
Në vitin 2016, Kontrolli i Lartë i Shtetit raportoi se për shkak të parregullsive dhe shkeljeve financiare, në të ardhurat dhe shpenzimet e kryera, dëmi ekonomik i shkaktuar arrin shumën totale prej afro 1 miliardë eurosh.
Lorenc Rabeta/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.