Xhaçka me atashetë ushtarakë: Angazhim më të madh për projektet me aleatët
Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka në takimin e fundvitit me atashetë ushtarakë shqiptarë u kërkoi angazhim dhe vëmendje maksimale për projekte të reja bashkëpunimi me vendet, ku ata ushtrojnë misionin e tyre.
Ajo kërkoi që puna në vitin e ardhshëm të fokusohet gjithnjë e më shumë në nxitjen e projekteve të përbashkëta mes vendit tonë dhe vendeve ku ju jeni të atashuar, në funksion të fuqizimit të Forcave të Armatosura.
“Kontributi juaj dhe roli proaktiv në drejtim të arsimimit dhe stërvitjeve të përbashkëta do të rriste cilësinë e performancës së FA”, tha ndër të tjera Ministrja.
Ministrja Xhaçka porositi atashetë ushtarakë që të kujdesen maksimalisht për çdo pjesëtar të Forcave të Armatosura që gjendet në zonat e tyre të përgjegjësisë, që nga studentët deri tek efektivët e dislokuar në misione.
L.R/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.