Xhaçka: Pse vendosëm Forcat e Armatosura në perimetrin e sigurisë së aeroportit
Forcat e Armatosura do të vendosen vetëm në perimetrin e sigurisë së Aeroportit të Rinasit pasi jemi të detyruar të garantojmë sigurinë kombëtare. Kështu është shprehur ministrja e Brendshme, Olta Xhaçka, duke sqaruar edhe një herë vendimin e marrë dje për të forcuar sigurinë në aeroportin e Rinasit.
Sipas Xhaçkës, ministria e Brendshme po zbaton ligjin, duke argumentuar se ka një marrëveshje me aeroportin për marrje masash.
“Ka një ligj që detyrohemi të zbatojmë. Ka dhe një marrëveshje me aeroportin për marrje masash. Për më tepër gjykoj që në kushtet kur të gjithë aktorët, ky vendim duhet të ishte një vendim për t’u përshëndetur pasi ofron siguri për të gjithë shqiptarët. Masat e sigurisë deri në vendosjen do të përforcohen edhe përmes nesh sigurisht që me mbështetjen e institucioneve të tjera. Nuk bëhet fjalë për siguri brenda, nuk është detyra jonë. Forcat do të vendosen vetëm në perimetrin e sigurisë së Aeroportit”, u shpreh Xhaçka.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.